image Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi: Zbatoni masat, ose kthehemi në pikën zero

Shëndetësi

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi: Zbatoni masat, ose kthehemi në pikën zero

news image

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Albena Reshitaj, ka bërë thirrje që masat e marra ndaj pandemisë të merren më seriozisht, ose duhet rikthimi në pikën zero.

“Për të mos ardhur përsëri te izolimi e kufizimi me masa rigroze me pasoja edhe më të mëdha në ekonomi e mirëqenie, ne duhet bërë sërish bashkë të gjithë qytetarë e institucione që të respektojmë rekomandimet, të zbatojmë masat e parapara, të ruajmë shëndetin e njëri tjetrit. Në të kundërtën rrezikojmë të kthehemi në pikën zero, vendi detyrohet të kthehet në aplikimin e masave të izolimit e kufizimit të lëvizjes”, ka thënë Reshitaj.

Po ashtu, Reshitaj ka thënë se urgjentisht duhet shtuar monitorimi dhe rritja e kapaciteteve për monitorimin e masave të rekomanduara nga IKSHPK-ja ndryshe rrezikojmë të përballemi me pasoja.

“Mos respektimi i masave mbrojtëse dhe rekomandimeve tjera të lëshuara nga IKSHPK-ja ka bërë që vendi të përfshihet në një valë të re të të infektuarve me COVID-19″, tha ajo./ Gazeta Sinjali/