Kryetarja e Gjykatës Speciale Ekaterina Trendafilova, të martën do ta vizitojë Kosovën.
Po ashtu bashkë me të do të vijë edhe administratorja Fidelma Donlon.
Trendafilova dhe Donlon, do të flasin për mandatin, punën dhe zhvillimet e fundit në Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Kështu bëhet e ditur nga një komunikatë e lëshuar ditë më parë nga Specialja.
“Takimi ndërveprues shënon fillimin e një angazhimi të shtuar të Kryetares dhe të Administratores në veprimtaritë e komunikimit dhe ndërgjegjësimit të DHSK-së. Duke pasur parasysh rregulloret e shëndetit dhe të sigurisë si rezultat i pandemisë globale COVID-19, Kryetarja dhe Administratorja po shfrytëzojnë mundësinë e parë për të udhëtuar në Prishtinë për t’u takuar me shoqërinë civile dhe të tjerët”.
E para e Speciales pritet ta vizitojë edhe Mitrovicën e Veriut.