image Kryetari Rama takohet me ministrin Latifi, flasin për gjendjen me pandeminë

Shëndetësi

Kryetari Rama takohet me ministrin Latifi, flasin për gjendjen me pandeminë

news image

Kryetari i ri i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se është takuar me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, shkruan Sinjali.

Rama ka thënë se në këtë takim është folur për gjendjen aktuale me pandeminë dhe çështjet tjera.

Pata kënaqësinë të pres në Komunën e Prishtinës, Ministrin e Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifin, me të cilin diskutuam për gjendjen aktuale sa i përket Pandemisë si dhe çështje të tjera të interesit publik. Me Ministrin Latifi u pajtuam që të ndërmarrim veprime në interes të shëndetit të qytetarëve duke i përfshirë të gjithë akterët në vendimarrje. Për ne, prioritet është ruajtja e shëndetit të qytetarëve, zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia e tyre“, ka shkruar Rama në Facebook.

/GazetaSinjali/