Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa me rastin e zgjedhjes së deputetit të CDU-së, Peter Beyer si raportues për Kosovën në Këshillin e Evropës ka dërguar telegram urimi.
Mustafa ka shkruar:
“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
Shpreh urimet e mia për mikun tim dhe të Kosovës, z. Peter Beyer për zgjedhjen e tij si raportues për Kosovën në Këshillin e Evropës.
Zgjedhja e tij është lajm i mirë dhe tepër me rëndësi për popullin e Kosovës.
Në vizitën e tij më 3 shtator të këtij viti në LDK, z. Beyer ka përsëritur zotimin e tij që ta mbështesë Kosovën në proceset e ardhshme.
Lidhja Demokratike e Kosovës është e lumtur për bashkëpunimin që ka me partinë simotër CDU, prandaj jemi të bindur që edhe z. Beyer do të mbrojë interesat e shtetit tonë”. /Gazeta Sinjali/