image Kryetari i Zveçanit shkarkon nënkryetaren serbe të komunës: I tejkaloi kompetencat

Politikë

Kryetari i Zveçanit shkarkon nënkryetaren serbe të komunës: I tejkaloi kompetencat

news image

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, e ka shkarkuar nënkryetaren e komunës Sladjana Pantovic, pasi siç shprehet ai, e njëjta s’i ka përmbushur detyrat dhe ka tejkaluar kompetencat.

Jo vetëm, Peci gjithashtu shtoi se Pantovic nuk ka punuar në shërbim të të gjithë qytetarëve të komunës

“Sot kam vendosur që ta shkarkoj nga detyra nënkryetaren e komunës, zonjën Sladjana Pantovic. Ky vendim vjen si pasojë e mospërmbushjes së detyrave nga ana e saj, tejkalimit të kompetencave, si dhe mos punës në shërbim të të gjithë qytetarëve të komunës”, ka njoftuar kryetari Peci në Facebook.

“Pavarësisht kësaj, unë do të vazhdoj të punoj dhe shërbej bazuar në obligimet, detyrat dhe kompetencat e mia si kryetar i të gjithë qytetarëve të Komunës së Zveçanit, pa dallim”, shton ai.

Pantovic ishte kandidate për kryetare të kësaj komune në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit, ndërsa së fundmi ishte emëruar nënkryetare e Zveçanit nga kryetari Ilir Peci.

/GazetaSinjali/