image Kryetari i Vitisë pretendon se ministri Vitia po i bën presion përmes këshilltarit, pas izolimit: 43 fshatra me mbet në dorë të zotit

Kosovë

Kryetari i Vitisë pretendon se ministri Vitia po i bën presion përmes këshilltarit, pas izolimit: 43 fshatra me mbet në dorë të zotit

news image

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti e ka kritikuar ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, pasi sipas tij, ai ka marrë vendim për izolim pa u konsultuar me të fare.

Haliti për Gazetën Sinjali, ka thënë se rrezikshmëria është e madhe meqenëse i infektuari ka hyrë në Kosovë rreth një javë më parë, por se janë duke punuar dhe ka angazhuar staf mjekësor në Viti.

Kryetari i Vitisë, në një prononcim për Gazetën Sinjali, ka shtuar se në këtë komunë janë izoluar edhe 40 fshatra të tjerë dhe nuk kanë pajisje të nevojshme për ta përballuar izolimin.

Më tej, Haliti ka thënë se i ministri i Shëndetësisë përmes një këshilltari i ka bërë presion që mos të deklarohet për këtë në media.

“Ai për këtë izolim të komunës, ministri nuk ka folur fare me mua, as komiteti, ata dje 24 orë nuk e kanë gjetë rrugën për me ardh me u konsultua me mua. Me ardh me e pa situatën në terren. 43 fshatra me mbet në dorë të zotit, mbrëmë e ka shti këshilltarin me më bë presion ku e di unë, edhe jo parimor”, ka thënë Sokol Haliti për Gazetën Sinjali.

Mbrëmë, Qeveria pas dy rasteve të konfirmuara me koronavirus në Kosovë, ka marrë vendim që t’i ndalojë hyrje-daljet në komunat e Klinës dhe Vitisë, ku edhe kanë banuar dy personat e infektuar. /Gazeta Sinjali/