image Kryetari i Suharekës kërkon nga Qeveria rishqyrtimin e vendimit për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve

Kosovë

Covid-19/ Kryetari i Suharekës kërkon nga Qeveria rishqyrtimin e vendimit për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve

news image

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka kërkuar na Qeveria e Kosovës ta rishqyrtoj vendimin për kufizimin e lëvizjes në orar të caktuar.

Përmes një postimi në Facebook, Muharremaj, thotë se ky orar ka krijuar më shumë tollovi, duke rrezikuar edhe më shumë përhapjen e virusit Covid-19.

“Apeloj tek Qeveria e Kosovës që ta rishqyrtoj vendimin për kufizimin e lëvizjes në orar të caktuar. Nga ajo që është parë, ka krijuar më shumë tollovi dhe mundësi të përhapjes së virusit në orët e lira të lëvizjes. Frekuentimi i madh është bërë pikërisht në këtë periudhë”, ka shkruar Muharremja.

Në Kosovë aktualisht numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus ka shkuar në 86, është shënuar një viktimë, teksa zyrtarisht raportohet se është shëruar edhe 1 person./Gazeta Sinjali/