image Kryetari i Studeniçanit, pas varrosjes së 17 trupave: Shkaktarët e aksidentit në Bullgari duhet të zbardhen

Rajon

Kryetari i Studeniçanit, pas varrosjes së 17 trupave: Shkaktarët e aksidentit në Bullgari duhet të zbardhen

news image

17 personat nga Studeniçani, që humbën jetën në Bullgari, janë varrosur këtë të premte.

Kryetari i kësaj komune, Azem Sadiku, ka thënë se e sotmja ka qenë ditë shumë e rëndë për ta.

Ai ka kërkuar që të zbardhen shkaktarët që çuan në djegien e autobusit, ku humbën jetën 45 qytetarë, trupat e të cilëve janë kthyer sot.

“Është ditë shumë e rëndë për familjarët, për të gjithë vendin, për të gjithë qytetarët e Studeniçanit. Ditë shumë e vështirë. Nga dita që ka ndodhur fatkeqësia, po mundohemi që të jemi pranë familjarëve”.

“Është me rëndësi që këto raste të zbardhen. Shkaktari kryesor i këtij zjarri duhet të zbardhet dhe duhet të ketë përgjegjësi për këtë”.

Sadiku ka thënë se shumica e trupave që janë varrosur sot janë fëmijë./GazetaSinjali/