Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë, Nevrus Kaptell, ka thënë se kjo sindikatë e mbështet SBAShK-un në lidhje me kërkesat e tyre.
Kaptelli i ka bërë thirrje ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, që të ulet me SBAShK-un dhe t’i marrë në konsideratë kërkesat e mësimdhënësve.
“Nuk ka asnjë shtet demokratik në botë që qeveria s’i respekton mendimet e mësimdhënësve. Madje, një qeveri e përgjegjshme, duhet së pari nga të gjitha sindikatat e tjera, t’i vlerësojë sindikatat e mësimdhënësve”, ka thënë Kaptelli.
Tutje, përveç Nagavcit, Kaptelli i bëri thirrje edhe Kurtit që t’i thërras drejtuesit e SBAShK-ut që të ulen sa më shpejtë në bisedime në mënyrë që fëmijët të mos i humbin ditët e mësimit.