image Kryetari i Shtabit të PDK-së nuk e komenton rastin Rudari-Zejnullahu, mbyll telefonin

Kërcënimi/ Kryetari i Shtabit të PDK-së nuk e komenton rastin Rudari-Zejnullahu, mbyll telefonin

news image

Kryetari i Shtabit të PDK-së në Podujevë, Skënder Murati, nuk e ka komentuar ngjarjen e mbrëmshme në selinë e kësaj partie mes deputetes Floreta Zejnullahu dhe zëdhënëses Valë Rudari.

I kontaktuar nga Gazeta Sinjali, Murati ka hezituar të flas lidhur me rastin. Pasi ka dëgjuar pyetjen ai tha se ndodhet në pushim dhe mbylli telefonin.

“Jam në pushim”, tha Murati për Gazetën Sinjali.

Ndryshe, zëdhënësja e PDK-së në Podujevë, Valë Rudari, ka thënë se është kërcënuar nga deputetja Floreta Zejnullahu, me fjalët ‘ të çmontoj, a e di me kënd ke punë?’, por kjo e fundit ka mohuar se është fjalosur me Rudarin.

Lidhur me rastin, Gazeta Sinjali ka tentuar të marrë një koment edhe nga kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e PDK-së, Naim Fetahu, por i njëjti nuk u është përgjigjur thirrjeve telefonike. /Gazeta Sinjali/