image Kryetari i Rahovecit jep detaje për 63 vjeçaren që vdiq sot nga koronavirusi

Kosovë

Pandemia/ Kryetari i Rahovecit jep detaje për 63 vjeçaren që vdiq sot nga koronavirusi

news image

Një 63 vjeçare nga Rahoveci ka ndërruar jetë sot si pasojë e infektimit me koronavirus.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi tha se e ndjera kishte marrë shërbime të rregullta në Repartin e Hemodializës në Prizren.

“Ajo ka marrë shërbime të rregullta në Repartin e Hemodializës në Prizren. E njëjta është shtrirë në Klinikën Infektive në Prishtinë për shkak të komplikimeve të tjera shëndetësore”, tha ai.

Latifi thotë se janë kryer edhe testimet e kontakteve të së ndjerës ku janë regjistruar edhe dy raste pozitive.

“Ata janë në gjendje të mirë dhe shpresojmë se pas ritestimit do të dalin negative pasi periudha e karantinimit të tyre gati po përfundon”, tha Latifi në RTV Dukagjini.

Nga 24 të infektuarit me COVID-19 në Komunën e Rahovecit, tashmë kemi dy viktima./Gazeta Sinjali/