image Kryetari i Partive Popullore Evropiane i shkruan Mustafës

Kosovë

Letra/ Kryetari i Partive Popullore Evropiane i shkruan Mustafës

news image

Kryetari i LDK-së Mustafa, ka pranuar një letër urimi nga Joseph Daul, kryetar i Partive Popullore Evropiane, anëtare e së cilës është edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

 “Rizgjedhja juaj në pozitën, të cilën e keni mbajtur nga viti 2010 është dëshmi e stabilitetit dhe besimit nga delegatët e partisë nën udhëheqjen tuaj. Është po ashtu testim i besimit që ata kanë në ju për ta drejtuar partinë tuaj në një periudhë vendimtare. Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jenë mundësi për LDK-në që edhe një herë të qeverisë me vendin. Besoj se Vjosa Osmani, kandidate e LDK-së, do të jetë kryeministre e ardhshme, prandaj ju përgëzoj për këtë zgjedhje të shkëlqyeshme”, ka shkruar Daul.

Daul vlerëson se këto zgjedhje do të jenë tepër të rëndësishme për të ardhmen e vendit, për ndërtimin e marrëdhënieve të mira me fqinjët, relacionet me Serbinë, përmirësimin e stabilitetit politik dhe të sigurisë si dhe rritjen ekonomike.  

“Njëkohësisht duke shprehur besimin e plotë se LDK-ja do të punojë në këto objektiva të ardhshme si vlera të përbashkëta të familjes sonë politike”, citon LDK letrën e Daul