image Kryetari i Prishtinës jep versionin e tij për ngacmimin seksual të një të miture

Sociale

Kryetari i Prishtinës jep versionin e tij për ngacmimin seksual të një të miture

news image

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas raportimeve për sulm seksual ndaj një nxënëseje në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë. Ai ka mohuar se e mitura është nxënëse e kësaj shkolle, shkruan Gazeta Sinjali.

Ahmeti ka thënë se ngjarja ka ndodhur më 24 prill të këtij viti jashtë hapësirave të shkollës, dhe sipas tij, ka qenë ditë e shtune. Ahmeti thotë se e mitura, ende nuk është nxënëse e ndonjë shkolle.

Postimi i plotë:

Për rastin e incidentit te shkolla Faik Konica të publikuar në portale!

Lajmi është publikuar me 15 Maj por ka ndodhur me 24 Prill. Ka qenë e shtune dhe jashtë hapësirave të Shkollës. Vajza e mitur është e moshës nën 6 vjeç dhe nuk është në Shkollë ende. Vetem njëri prej personave të paraqitur është në Shkollë.

Megjithatë, Shkolla e udhëhequr nga drejtoresha e ka trajtuar me seriozetin e njëjtë. Janë lajmëruar prindërit, Këshilli drejtues i shkollës, Këshilli i Prindërve, Qendra për Punë Sociale dhe Policia e Komunitetit. Fëmiut i është ofruar ndihma psikologjike! Po ashtu edhe nxënësi i shkollës i cili për momentin nuk vijon mësimin punon me prindërit dhe psikologët.

Videoja është dërguar anonimisht! Për shkak të privatësisë nuk do të deklarohemi më shumë për rastin. Çeshtja është më shumë për Policinë dhe Qendrën për Punë Sociale. Kërkese e jona është që të ruhet privatësia sa më shumë, sepse personat e involvuar janë fëmijë dhe kanë nevoj për ndihmë psikologjike.

Shkolla dhe Drejtoria kanë vepruar profesionalisht dhe shpejtë. Të gjitha veprimet në lidhje me rastin janë ndërmarrë brenda tri ditëve prej pranimit të videos. Pra prej 24-27 Prill! Falënderoj edhe udhëheqësinë e Shkollës edhe Drejtorinë e Arsimit në krye me Shpresa Shala për reagimin e menjëhershëm.

/Gazeta Sinjali/