image Kryetari i Preshevës shtrohet në Spitalin e Nishit

Rajon

Kryetari i Preshevës shtrohet në Spitalin e Nishit

news image

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, është shtruar në Spitalin e Nishit, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Arifi, përmes një postimi në Facebook.

I pari i Preshevës ka thënë se është testuar për koronavirus dhe ka rezultuar negativ, por i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

“Kam obligim moral të ju njoftoj se jam në gjendje të rëndë shëndetësore dhe gjendem momentalisht nën përkujdesjen e ekipit mjekësor në Spitalin e Nishit. Edhe pse kam kryer disa ditë më parë testin për Corona me rezultat negativ, ndërkaq kam pasur përkeqësime të shëndetit dhe jam detyruar të shtrihem në Spital”, ka shkruar ai në Facebook./Gazeta Sinjali/