Qazim Rrahmani, kryetar i PDAK-së ka reaguar pas pamjeve ku shihet një vajzë e vogël afër tavolinës ku po qëndronte ministër Faton Peci derisa kapet dhunshëm nga një kamarier.
Ai thotë se kjo video tregon racizmin, diskriminimin dhe injorancën e pushtetarëve tonë.
Rrahmani u kërkon deputetëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian që janë pjesë e Qeverisë Kurti që të kërkojnë dorëheqjen e ministrit Peci.
“Kjo video tregon racizmin,diskriminimin dhe injorancën e pushtetarëve tonë shtetit . Në sy të një Mnistri shtetit të veprohet me një vaglueshe kështu kjo është turpi i dynjasë. O Ministër nëse nuk ke pasur vullnet me i ndihmu kësaj voglueshe spaku ke mundur me thanë kamarjerit sillu pak ma qetë, kërkoj nga deputetët e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjipjan që janë pjesë e Qeverisë Kurti kërkoni dorëheqjen e këtij Ministri racistë e injorantë. Zoti të marroftë o ministër Peci. A ki fëmijê morre burrë a ki shpyrt e zemër.O mjer ne çfar deputet të komuniteteve kemi, se ky për këtë sjlleje kishte shkuar shpi”, shkruan ai.