image Kryetari i Lezhës viziton Rexhep Selimin në Hagë, thotë se qëndroi 5 orë me të

Drejtësi

Kryetari i Lezhës viziton Rexhep Selimin në Hagë, thotë se qëndroi 5 orë me të

news image

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ka vizituar ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, i cili ndodhet në qendrën e Paraburgimit në Hagë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ndreu ka thënë se ka qëndruar 5 orë me Selimin, teksa tha se ishte në gjendje të shkëlqyer psikologjike, raporton Gazeta Sinjali.

“Sot ne Hage u takova me Rexhep Selimin, nje nder miqte e mi me te mire dhe nje kontribues pikant I luftes se UCK per clirimin e Kosoves. 5 ore bisede me te pashe mikun tim ne gjendje te shkelqyer psikologjike, I bindur ne pafajesine e tij dhe Hashimit, Kadriut, Jakupit dhe te tjereve qe mbahen padrejtesisht!”, shkroi ai.

Kujtojmë se Selimi është arrestuar nga Zyra e Prokurorit Specialist (SPO) më 5 nëntor 2020.

Bashkë me të janë edhe ish-krerët tjerë të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Hysni Gucati, Nasim Haradinaj, Sali Mustafa e Pjetër Shala.

Prokuroria i akuzon ata për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera nga marsi 1998 deri në shtator 1999 gjatë luftës në Kosovë.

Postimi i plotë i Ndreut:

/GazetaSinjali/