image Kryetari i komunës tregon për masat e ndërmarra kundër përhapjes së koronavirusit në Viti

Kosovë

Pandemia/ Kryetari i komunës tregon për masat e ndërmarra kundër përhapjes së koronavirusit në Viti

news image

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar qytetarët e kësaj komune në lidhje me masat e ndërmarra deri më tash për luftimin e përhapjes së koronavirusit, si pasojë e të cilit deri më tash janë infektuar 18 persona nga kjo komunë.

Haliti ka thënë se institucionet komunale janë në ballë të përpjekjeve të përbashkëta për ta përmirësuar gjendjen dhe duke iu falënderuar donatorëve të ndryshëm janë siguruar pajisje mbrojtëse për stafin mjekësor, mbi 2000 pako ushqimore e higjienike dhe sasi e konsiderueshme e miellit dhe patates./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/681477651898299/photos/a.699562510089813/2988554857857222/?type=3&theater