image Kryetari i Komunës së Malishevës rezulton pozitiv me COVID-19

Shëndetësi

Kryetari i Komunës së Malishevës rezulton pozitiv me COVID-19

news image

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, përmes një postimi në Facebook.

“Ju njoftoj se pas shfaqjes së disa problemeve shëndetësore, e kam bërë testin RT-PCR dhe kam rezultuar pozitiv me SARS CoV-2. Për shkak të kësaj, për dy javë do të jem në vetizolim. I falënderoj të gjithë për përkrahjen dhe mbështetjen e dhënë gjatë këtyre ditëve”, ka shkruar ai.

Tutje, Begaj ka treguar edhe për gjendjen e tij shëndetësore.

“Për çdo rast, kërkoj nga të gjithë ata që kanë pasur kontakt me mua në javën e fundit, të kenë kujdes dhe nëse kanë ndonjë simptomë të paraqiten te mjeku. Gjendjen e kam stabile dhe do të qëndroj në shtëpi në vetizolim”, ka shkruar ndër të tjera ai. /Gazeta Sinjali/