COVID-19

Të infektuar

1052

Të shëruar

820

Të vdekur

30

Njoftim/ Kryetari i Kamenicës jep detaje për 11 rastet e reja me koronavirus në këtë komunë

news image

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati sonte bëri të ditur se 11 persona nga 17 që kishin pasur kontakt me të infektuarin e parë në këtë komunë, kanë rezultuar pozitiv.

Kastrati ka bërë të ditur më tej se shumica e të infektuarve është në moshë të re, shkruan Gazeta Sinjali.

“Fatkeqësisht nga 17 persona të testuar në IKShP për Covid-19, 11 kanë rezultuar pozitiv. Por fatmirësisht shumica prej tyre janë në moshë më të re, në përjashtim të një rasti që është në moshë më të shtyer”, ka shkruar fillimisht ai.

I pari i Kamenicës më tej u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi.

“Ajo se çka na mbronë dhe e parandalon këtë, është të qëndruarit në shtëpi. Nuk është koha për mosbindje, joseriozitet e mospërfillje. Shmangni daljet pa nevojë, ruani distancën dhe kujdesuni për veten”, ka shkruar Kastrati në Facebook.

Të dashur qytetarë,Fatkeqësisht nga 17 persona të testuar në IKShP për Covid-19, 11 kanë rezultuar pozitiv. Por…

Gepostet von Qëndron Kastrati am Mittwoch, 1. April 2020

Në Kosovë aktualisht numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus ka shkuar në 125, është shënuar një viktimë, teksa zyrtarisht është raportuar se dhjetë persona janë shëruar./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin