Kryetari i grupit të tifozëve “Dardanët”, Lulzim Berisha, ka konfirmuar se një tifoz kosovar u sulmua dje në Çeki, mirëpo bëri të ditur se ai nuk ka pësuar ndonjë lëndim të rëndë dhe se është në gjendje të mirë.
Mediat raportonin se katër tifozë kosovarë ishin sulmuar në Pilsen të Çekisë nga tifozë çekë dhe serbë. Mirëpo, kryetari i “Dardanëve”, Lulzim Berisha, ka thënë se është sulmuar një tifoz dhe se ai është në gjendje të mirë.
“Nuk janë sulmuar disa tifozë kosovarë, është sulmuar vetëm një. Ka mbetur i vetëm në fund në një restorant dhe një grup i njerëzve të papërgjegjshëm, që s’kanë të bëjnë me sportin, e kanë gjetur tifozin tonë dhe e kanë sulmuar”, ka thënë Berisha në T7.
Ai ka thënë se tifozi kosovar është goditur me gjithçka dhe se gjendja duket të ketë qenë si në gjendje lufte. Më tutje ka thënë se gjendja e tij është e mirë, përkundër sulmit.
“Ai është goditur, por gjithçka është vënë nën kontroll nga masat e sigurinë, që kanë qenë shumë… si në gjendje lufte. Ai është në gjendje shumë të mirë. Ai djali është shumë mirë, nuk ka pasur ndonjë lëndim të rëndë ose diçka. Ishte shumë e turpshme që u sulmua një tifoz çek këtu, në të njëjtën formë na e kanë kthyer. Ne nuk merreni me këto gjëra, por edhe çekët e kanë sulmuar në mënyrë shumë tinëzare”, ka deklaruar ai.
Kujtojmë se Kosova ka humbur me rezultat 2 me 1 nga Çekia./Gazeta Sinjali/