image Kryetari i BIK-ut bën thirrje që të shtyhen synetitë, fejesat e dasmat

Kosovë

Pandemia/ Kryetari i BIK-ut bën thirrje që të shtyhen synetitë, fejesat e dasmat

news image

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërrnava ka deklaruar se kanë nxjerrë rekomandim që të pezullohen përkohësisht të gjitha organizimet.

Tërrnava u ka bërë thirrje qytetarëve që edhe ceremonitë e varrimit t’i organizojnë vetëm me rrethin e ngushtë famljar si dhe të shtyhen ceremonitë, si synetitë, mevludet, fejesat, dasmat e ceremonitë e tjera të ngjashme.

“Të pezullohen përkohësisht të gjitha organizimet me rastin e ngushëllimeve dhe ceremonia e varrimit të organizohet me rrethin e ngushtë familjarë. Të shtyhen ceremonitë si synetitë, mevludet, fejesat, dasmat e tjerë”, ka thënë Tërrnava në një konferencë për media./Gazeta Sinjali/