image Kryetarët e komunave të VV-së bojkotojnë takimin e AKK-së për grevat, dy prej tyre e presin Bislimin nga Qeveria

Politikë

Kryetarët e komunave të VV-së bojkotojnë takimin e AKK-së për grevat, dy prej tyre e presin Bislimin nga Qeveria

news image

Në takimin e thirrur nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, ku u diskutua për ndaljen e pagave të grevistëve, nuk kanë marr pjesë kryetarët e katër komunave të udhëhequra nga VV-ja.

Gazeta Sinjali, mëson se në  mbledhjen urgjente kanë munguar kryetari i Gjilanit Alban Hyseni, ai i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ai i Kamenicës Kadri Rrahimaj dhe ai i Shtimes Qemajl Aliu.

Për shkaqe tjetra në takim nuk ishin as kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj e ai i Vushtrrisë Ferid Idrizi, mëson Gazeta Sinjali.

Derisa në takim kanë marr pjesë kryetarët e 22 komunave tjera.

Po ashtu si zakonisht mungojnë edhe kryetarët e komunave me shumicë serbe.

E dy nga katër kryetarët e komunave, ai i Gjilanit e Kamenicës nuk kanë mundur të shkojnë në mbledhjen e thirru nga AKK-ja, pasi kanë pritur në takim zv. kryeministrin Besnik Bislimin.

/GazetaSinjali/