Shteti serb ka marrë vendim që t’i ndajë nga 100 euro për secilin qytetar për ta përballuar më lehtë situatën më virusin COVID-19.
Kryetarët e komunave të Parteshit, Ranilug, Novo Bërdos dhe Kllokot morën një vendim, së bashku me bashkëpunëtorët e tyre, të heqin dorë nga ndihma financiare e Qeverisë së Serbisë dhe Aleksandër Vuçiqit.
Refuzimi i tyre erdhi pasi thonë se Serbia po investon mjaft në Kosovë duke krijuar kushte për mbijetesën e qytetarëve serbë.
“Ne vendosim të heqim dorë nga ndihma prej 100 eurosh që Qeveria e Serbisë u dha qytetarëve të saj për shkak të pasojave të pandemisë koronavirus. Në rrethanat në të cilat ne e gjejmë veten si shoqëri, duke marrë parasysh gjithçka që po bën Qeveria e Republikës së Serbisë për njerëzit tanë në Kosovë, të tregojmë mirënjohje dhe përgjegjësi morale ndaj gjithçka që Presidenti Aleksandar Vuçiq dhe Qeveria e Serbisë po bëjnë për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe popullit tonë “, thuhet në deklaratën e nënshkruar nga kryetarët e komunave, Parteš Dragan Petković, Ranilug Vladica Aritonović, Novo Brdo Svetislav Ivanović dhe Klokot Božidar Dejanović./ Gazeta Sinjali/