image Kryetarët e komunave kërkojnë që ndalesat kundër Covid-19 të jetë të njëjta për të gjitha komunat

Kosovë

Kryetarët e komunave kërkojnë që ndalesat kundër Covid-19 të jetë të njëjta për të gjitha komunat

news image

Këshilli i Kryetarëve të Komunave të Kosovës kanë mbajtur sot takim në Drenas, ku temë diskutimi ishte situata e krijuar nga përhapja e pandemisë Covid-19 në vend.

Po ashtu në këtë takim u diskutua për nevojat që kanë komunat e Kosovës, me theks të veçantë edhe për bashkëpunimin që u duhet me nivelin qendror.

U.d i kryetarit të bordit të Asociacionit të Komunave, Xhafer Gashi, ka thënë ai se në këtë takim janë nxjerrë shumë rekomandime, ku do të dorëzohen në nivelin qendrorë.

“Një pjesë e kryetarëve për shkak të aktiviteteve të ndryshme që kanë ata ndaj pandemisë që mbretëron në komunat e tyre nuk ishin prezentë, ne gjatë bisedimit diskutuam për një pjesë të rekomandimeve që do t’i adresojmë në nivelin qendrorë, konkretisht ka të bëjë për nivelin shëndetësorë”.

“Këtë rast pat zëra për të kryetarëve të komunave që kanë mungesë të pajisjeve por pat edhe të atillë që ishin të pajisur me këto mjete. Pastaj kërkuam që të rriten testet që të kenë më shumë informacione rreth zhvillimeve të kësaj pandemie”.

“U diskutua edhe rreth kohës së ndalimit të qarkullimit dhe kërkesë e kryetarëve ishte që ndalesa të bëhet uniform për të gjitha komunat, sepse duke u bazuar se një komunë ka ndalesë dhe tjera s’ka ndalesë, atëherë mund të bartet infeksioni prapë”.

Kërkesë dhe rekomandime, Gashi tha se pati edhe që t’iu krijohen lehtësira buqëve me produktet e tyre.

“Është diskutuar edhe për produktet bujqësore që t’iu gjendet një mundësi për gjithë bujqit që t’iu krijohet lehtësira ose të merren produktet e tyre dhe të shfrytëzohen në mënyra të ndryshme”, tha Gashi.

Ministria e Shëndetësisë ka vendosur orar të ri të lëvizjes për komunën e Malishevës, komunën veriore të Mitrovicës dhe komunën e Zveçanit./EO