Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhje sot, për të diskutuar rreth përgatitjeve për seancë plenare, raporton Gazeta Sinjali.
Kjo mbledhje pritet të fillojë në orën 10:00.
Në këtë mbledhje do të bëhen përgatitjet për seancën e ardhshme plenare të parlamentit.
Në mesin e pikave që priten të futen në rendin e ditës për seancën e radhës është shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.
Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
2. Përgatitjet për seancë plenare:
Deklarimet jashtë rendit të ditës,
Pyetjet parlamentare,
Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2020,
Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2020,
Shqyrtimi i Raportit të punës së Akademisë së Drejtësisë për vitin 2020,
Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.
3. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës dështoi të mbahej dje për shkak të mungesës së kuorumit. Në mbledhje nuk ishte nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, nënkryetari i Listës Serbe dhe nënkryetari i grupit multi-etnik./Gazeta Sinjali/