Kryesia e Kuvendit ka kërkuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës që ta hartojë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. O6/L-114 për zyrtarët publikë, sipas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.
Kërkesën e Kryesisë së Kuvendit e ka pranuar Komisioni për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media.
“Komisioni për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media, ka shqyrtuar shkresën e znj. Vjosa Osmani, Kryetare e Kuvendit të Kosovës për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L -114 për Zyrtarët Publik, sipas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, rasti KO203/19, dt.23 shtator 202 dhe unanimisht ka vendosur t`i drejtohet Kryesisë së Kuvendit, që Qeveria e Republikës së Kosovës si sponzorizues të marrë nismën e hartimit të Projektligjin për ndryshim dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-144 për Zyrtarët Publik, në harmoni me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese” thuhet në dokument. /Gazeta Sinjali/