image Kryesia e dorëhequr e LDK-së mblidhet sot

Politikë

Kryesia e dorëhequr e LDK-së mblidhet sot

news image

Kryesia e dorëhequr e Lidhjes Demokratike të Kosovës do të mblidhet sot në orën 16:30, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo u konfirmua për Gazetën Sinjali nga burime brenda kësaj partie.

Në mbledhje pritet të diskutohet edhe për datën e mundshme për mbajtjen e Kuvendit zgjedhor, ku do të zgjidhet kryetari i ri.

Më herët, është paralajmëruar se në javën e ardhshme veçse do të paraqiten kandidaturat për të parin/paren e partisë.

Ka reaguar më pas Lidhja Demokratike, e cila përmes një statusi, tha se Kryesia e LDK-së nuk është në dorëheqje.

Për sqarim të opinionit, Kryesia e LDK-së nuk është në dorëheqje, por me autoritet të plotë deri në riorganizimet që mund të ndodhin pas zgjedhjes së Kryetarit. Vetëm Kryetari i LDK-së ka paralajmëruar dorëheqje, të cilën do t’ia ofrojë Kuvendit të LDK-së”, thuhet në reagim.

Por krejt ndryshe ishte deklaruar Lutfi Haziri ditën kur dha dorëheqje Mustafa.

Dorëheqja e kryetarit të LDK-së dhe Kryesisë, hap rrugë që të ftohet Kuvendi i LDK-së dhe zgjidhet kryetari e Kryesia e re në nivel vendi”, ishte shprehur Haziri përmes një statusi në Facebook.

/Gazeta Sinjali/