Kryeshefi i Telekomit, Bedri Istrefi ka mohuar se bordi i kësaj ndërmarrjeje është duke mbajtur mbledhje.
Istrefi ka thënë se Telekomi nuk ka mbledhje dhe nuk ka asnjë informatë për shkarkimin e tij apo të ndonjë anëtari.
Ai ka kërkuar nga Kurti që t’i ndal deklarimet e tij për gjakderdhje dhe se pamjet e policisë rreth objektit nuk janë të mira pasi tregojnë pamje të një okupimi./GazetaSinjali/