image Kryeshefi i IPK-së thotë se policët dhe doganierët e arrestuar u përfshin në vepra penale mbi 400 herë

Siguri

Kryeshefi i IPK-së thotë se policët dhe doganierët e arrestuar u përfshin në vepra penale mbi 400 herë

news image

Kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, ka dhënë detaje për aksionin e sotëm ku u arrestuan 48 zyrtarë policorë dhe dy doganierë, të cilët dyshohen për korrupsion.  

Hodaj tha se përveç dy komandantëve të pikave kufitarë Qafë Morinë dhe Qafë Prush, janë arrestuar edhe 6 rreshterë të Policisë së Kosovës.

Të arrestuarit, sipas Hodajt dyshohet se janë të involvuar rreth 400 herë në veprimtari kriminale të marrjes së ryshfetit.

“Aksionit të sotëm i ka paraprirë hetimi 1 vjeçar. Me autorizim të PSRK, janë përdorur edhe masat e fshehta. Bazuar në këto veprime, IPK ka arrestuar 48 zyrtarë policorë (2 togerë, 6 rreshterë) dhe dy zyrtarë doganorë.”

“Ekziston dyshimi i bazuar se të arrestuarit janë të involvuar qindra herë apo 400 herë veprimtari kriminale të veprës penale të marrjes së ryshfetit. “

Të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh dhe u është dhënë rekomandimi për suspendim“, tha ai në konferencën e jashtëzakonshme për media.

/GazetaSinjali/