Në një kohë kur pandemia e koronavirusit vazhdon të përparojë në Irani, Teherani ka vendosur të dalë nga karantina dhe qeveria iu ka bërë punonjësve në sektorin publik dhe atë privat që të rikthehen në punë.
Provincat e tjera në Iran i kanë hequr masat shtrënguese që një javë më parë.
Megjithatë shkollat do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura, së bashku me impiantet sportive, ndërsa në restorante mund vetëm të porosisësh dhe ta marrësh ushqimin me vete.
Deri në këto momente Irani numëron mbi 80 mijë persona të prekur nga koronavirusi dhe 5 mijë viktima./Gazeta Sinjali/