image Kryeqyteti i Gjermanisë do t'i lirojë masat antiCOVID për festat e fundvitit

Evropë

Kryeqyteti i Gjermanisë do t’i lirojë masat antiCOVID për festat e fundvitit

news image

Gjermania do t’i lehtësojë masat antiCOVID gjatë festës së Krishtlindjes deri në fund të dhjetorit, sipas burimeve qeveritare atje, transmeton Gazeta Sinjali.

“Nga 23 dhjetori deri më 1 janar, takimet e rrethit më të ngushtë familjar ose të miqve do të lejohen deri në 10 persona, me fëmijë deri në moshën 14 vjeç të pa llogaritur në këtë masë”, thanë burimet në Gjermani.

Qeveritë federale dhe shtetërore gjithashtu ranë dakord për të ndaluar fishekzjarrët në sheshet e mëdha publike në prag të Vitit të Ri dhe do të rekomandojnë shmangien e plotë të përdorimit të tyre gjatë kremtimit.

/Gazeta Sinjali/