U.D, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi e ka konfirmuar për Sinjalin lajmin e përleshjes së dy pjestarëve të Njësisë Speciale të Kosovës me një polic.
Munishi ka thënë se me këtë rast po merret Inspektorati Policor i Kosovës ndërsa nuk ka pranuar të jap detaje tjera.
Ndaj tyre pritet të ndërmerren masa lidhur me shkeljen e rëndë të detyrave të punës dhe Kodit Etik të Policisë.
Sot në orët e paradites në Prishtinë dy pjesëtarë të Policisë Speciale të Kosovës kanë rrahur rëndë kolegun e tyre, përderisa i njëjti i kishte ndaluar në trafik.
Sinjali do të ju mbajë të informuar me zhvillimet rreth këtij skandali në policinë e Kosovës. /Sinjali/