image Kryeprokurori i Speciales kërkon që gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve të nisë më së largu në shtator të 2021-ës

Drejtësi

Kryeprokurori i Speciales kërkon që gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve të nisë më së largu në shtator të 2021-ës

news image

Afati më i vonshëm sipas Zyrës së Prokurotit të Specializuar në Gjykatën Speciale për të nisur gjykimi kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është shtatori i vitit 2021.

Gjykata Speciale në faqen zyrtare ka publikuar sot parashtresën e kryeprokurorit, Jack Smith, për kohën e gjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, transmeton Gazeta Sinjali.

Në këtë parashtres theksohet se ky gjykim duhet të fillojë verës, më së largu në shtator të vitit të ardhshëm.

“Mbrojtja duhet të ketë mundësi për t’u përgatitur për gjykim por duke pasur parasysh atë që ka ofruar mbrojtja, dhe kjo duhet të marrë muaj, jo vite. Për këtë arsye, kryeprokurori njofton që gjykimi të fillojë këtë verë, dhe jo më vonë se muaji shator 2021”, thuhet në njoftim.

Në seancën e parë statusore avokatët e të akuzuarve kishin kundërshtuar këtë qëndrim duke thënë se atyre u duhet më shumë kohë për t’u përgatitur për rastin. Disa prej tyre kishin përmendur vitin 2022 si më idealin për të nisur gjykimi./Gazeta Sinjali/