image Kryeprokurori i Hagës kërkon vazhdimin e paraburgimit për Krasniqin dhe Selimin

Drejtësi

Kryeprokurori i Hagës kërkon vazhdimin e paraburgimit për Krasniqin dhe Selimin

news image

Kreu i Prokurorisë Speciale të Hagës, Jack Smith, në dy vendimet e publikuara në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara ka kërkuar që Gjyqtari i Procedurës Paraprake të vazhdojë paraburgimin për Jakup Krasniqin dhe për Rexhep Selimin.

Smith në argumentimin e tij ka thënë se ende ekziston rreziku “për arratisje, shkatërrim, fshehje, ndryshim provash të një krimi” dhe për “pengim të procedimit penal”.

 “Për këto arsye, Gjyqtari i Procedurës Parakrake duhet të urdhërojë vazhdimin e paraburgimit për z.Krasniqi”, thuhet në vendim.

/GazetaSinjali/