image Kryeprokurori i Gjilanit: Në Karaçevë u arrestuan 35 persona, aksioni do të vazhdojë

Siguri

Kryeprokurori i Gjilanit: Në Karaçevë u arrestuan 35 persona, aksioni do të vazhdojë

news image

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka mbajtur konferencë për media lidhur me aksionin e realizuar mbrëmë në fshatin Karaçevë, komuna e Kamenicës, transmeton Gazeta Sinjali.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku, ka dhënë detaje rreth aksionit, i cili ka thënë se gjatë operacionit janë arrestuar 35 persona, që në mesin e tyre janë edhe 12 zyrtarë policorë.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore pas një hulumtimi të gjatë pothuajse njëvjeçar, mbrëmë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Inspektoratin Policor të Kosovës dhe agjenci tjera të zbatimit të ligjit është realizuar aksioni në Karaçevë në komunën e Kamenicës, në Prishtinë dhe rajone tjera”.

“Hetimi ka filluar pas pretendimeve se në atë pjesë janë zhvilluar aktivitete nga grupe të ndryshme të korruptuara. Deri më tani janë arrestuar 35 të dyshuar, 12 prej tyre pjesëtarë të Policisë”.

“Gjatë aksionit janë rrënuar të gjitha kazinotë në atë zonë dhe janë sekuestruar gjësende dhe prova materiale”, ka thënë Kryeprokurori Maloku.

Gjithashtu, Maloku në fund tha se ka persona të tjerë që nuk janë arrestuar dhe që janë në kërkim nga Policia e Kosovës.

/Gazeta Sinjali/