COVID-19

Të infektuar

1123

Të shëruar

847

Të vdekur

30

Politikë/ Kryeparlamentarja Osmani takohet me ambasadorin Kosnett, tregon se çfarë diskutuan

news image

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka zhvilluar takimin e rregullt javor me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

Osmani ka shkruar në Twitter se në takim me ambasadorin Kosnett kanë diskutuar për menaxhimin me pandminë, zhvillimet politike dhe çështje kanë të bëjnë me rendin dhe ligjin.

“E lumtur që u kthyem në takimin tonë javor(me distancë sociale) me ambasadorin amerikan në Kosovë, pas zhvillimit të takimeve online javëve të kaluara. Ne diskutuam ndodhitë e fundit me menaxhimin e Covid-19, zhvillimet politike, dhe çështjet që kanë bëjnë me rendin dhe ligjin si dhe idetë se si mund t’i ndihmojmë të gjitha komunitetet në Kosovë”, ka shkruar Osmani. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: