Kryeparlamentari i Zelandës së Re, Trevor Mallard është fotografuar duke mbajtur në krahë foshnjen e një deputeti homoseksual, derisa po drejtonte një seancë në Dhomën e Përfaqësuesve.
Mallard më pas këto fotografi i publikoi edhe vetë në rrjetin social Twitter, në të cilat shihet duke ushqyer djalin e Tamati Coffey.
“Normalisht karriket e kryetarit përdoren vetëm nga zyrtarët kryesues, por sot një person shumë i rëndësishëm ndau karriken me mua. Urime Tamati dhe Tim për anëtarin më të ri të familjes.“, shkroi ai në Twitter.
Vogëlushi erdhi në jetë në muajin korrik, përmes një nëne surrogate dhe është djali biologjik i partnerit të Coffey, Tim Smith.
Në një intervistë deputeti Coffey, tha se ndjente mbështetjen e kolegëve sa herë merrte djalin në parlament./Sinjali/