Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim homologun e tij nga Austria, Wolfgang Sobotka.
Pas takimit, dy kryeparlamentarët do të mbajnë konferencë për media.
Gjithashtu, Konjufca dhe Sobotka do të marrin pjesë në “Punëtorinë për Demokraci – DEMOS-ti” dhe do të bashkëbisedojnë me nxënës filloristë, në hollin e Kuvendit të Kosovës.
Sobotka gjatë vizitës së tij në Kosovë, do të takojë edhe kryeministrin e vendit, Albin Kurti.