Kryenegociatori i Bashkimit Evropian, Michel Barnier, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Pas testit të kryer, ai ka rezultuar pozitiv, bëjnë me dije mediat e huaja, transmeton Gazeta Sinjali.
Michel Bernard Barnier është një politikan francez republikan, i cili po shërben si kryenegociatori kryesor nga ana e Komisionit Europian për Brexit .
Ai shërben si Shef i Komisionit Evropian i Task Forcës për Marrëdhëniet me Mbretërinë e Bashkuar (UKTF) që nga nëntori 2019./Gazeta Sinjali/