image Kryen vjedhje në një banesë në Ferizaj, arrestohet nga policia

Siguri

Kryen vjedhje në një banesë në Ferizaj, arrestohet nga policia

news image

Një person nga Ferizaji është arrestuar pasi që i njëjti kishte kryer vjedhje në banesën e viktimës që ndodhet në rrugën “Zahir Neziri”, në këtë qytet, raporton Gazeta Sinjali.

Në këtë banesë i dyshuari kishte marrë një tablet, bëjnë me dije burime të Gazetës Sinjali brenda policisë në Ferizaj.

Këto burime kanë thënë se me vendim te prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

/Gazeta Sinjali/