image Kryen 7 vjedhje, arrestohet një person në Mitrovicë

Siguri

Kryen 7 vjedhje, arrestohet një person në Mitrovicë

news image

Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor në Mitrovicë, në vazhdën e hetimeve për zbardhjen e veprave penale, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë një person të dyshuar për përfshirje në shtatë (7) raste të ndryshme të veprave penale ‘vjedhjeve të rënda’, raste këto të raportuara në dy muajt e fundit, ku cak i këtyre vjedhjeve ishin pjesë të veturave (katalizatorë), bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Mbi dyshimet e ngritura dhe provat e siguruara, hetuesit policorë me datën 5 nëntor 2020, në Mitrovicë, kanë arrestuar të dyshuarin F. B., 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pasi i njëjti dyshohet që në lokacione të ndryshme në Mitrovicë ka kryer veprat penale”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Në cilësi të provave materiale tek i dyshuari janë gjetur dhe janë sekuestruar disa nga katalizatorët e vjedhur.

Pas procedurave intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor./Gazeta Sinjali/