image Kryeminstri çek uron Hotin për detyrën e re, i ofron mbështetje për të ndërtuar një shtet "të qëndrueshëm"

Politikë

Kryeminstri çek uron Hotin për detyrën e re, i ofron mbështetje për të ndërtuar një shtet “të qëndrueshëm”

news image

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pranuar letër urimi për marrjen e detyrës së re nga homologu i tij çek, Andrej Babiš.

Përmes kësaj letre, kryeministri i Çekisë i ka ofruar mbështjetje Hotit për të ndërtuar një shtet “të qëndrueshëm dhe të përparuar”, transmeton Gazeta Sinjali.

Babiš vlerëson marëdheniet e mira midis Çekisë dhe Kosovës duke shpresuar kështu se do të vazhdojnë të zhvillohen në të gjitha fushat me interes të përbashkët për të mirën e vendeve.

“Shkëlqesia juaj, i nderuar Kryeministër, Më lejoni t’ju uroj sinqerisht për emërimin tuaj si Kryeministër i Republikës së Kosovës. I vlerësoj shumë marrëdhëniet e mira dhe miqësore midis Republikës Çeke dhe Republikës së Kosovës dhe shpresoj që ato do të vazhdojnë të zhvillohen dhe të thellohen në të gjitha fushat me interes të përbashkët për të mirën e njerëzve të vendeve tona. Do të doja të shfrytëzoja këtë mundësi për të përsëritur edhe një herë mbështetjen tonë për përpjekjet e Republikës së Kosovës për të ndërtuar një shtet të qëndrueshëm dhe të prosperuar dhe për të përparuar drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Shkëlqesia juaj, më lejoni t’ju uroj shumë sukses në punën tuaj të përgjegjshme, si dhe në jetën tuaj personale. Mezi pres bashkëpunimin tonë në të ardhmen”, ka shkruar Babiš. /Gazeta Sinjali/.