Kryeministrja finlandeze Sanna Marin ka thënë se Evropa nuk është “mjaft e fortë” për t’i bërë ballë pushtimit rus të Ukrainës më vete dhe iu është dashur të mbështetet në ndihmën e SHBA-së.
Gjatë një vizite në Australi, Marin tha se mbrojtja e Evropës duhet të forcohet.
“Duhet të jem shumë e sinqertë me ju, Evropa nuk është mjaft e fortë tani”, tha ajo. “Do të ishim në telashe pa Shtetet e Bashkuara”.
SHBA-ja është deri më tani ofruesja më e madhja e ndihmës ushtarake për Ukrainën.
Që nga fillimi i luftës në shkurt, SHBA-ja i ka dhënë 18.6 miliardë dollarë në mbështetje, tha një konferencë kërkimore muajin e kaluar nga House of Commons të Mbretërisë së Bashkuar.
Donatori i dytë më i madh është Bashkimi Evropian, i ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar, thotë Instituti Kiel për Ekonominë Botërore. Por kontributet e tyre duken të pakta në krahasim me ato të SHBA-së.
Dhe me stoqet ushtarake të vendeve evropiane duke u varfëruar ndërsa furnizojnë Ukrainën, Marin tha se duhet bërë më shumë për të forcuar mbrojtjen evropiane.
“Shtetet e Bashkuara kanë dhënë shumë armë, shumë ndihma financiare, shumë ndihma humanitare për Ukrainën dhe Evropa nuk është ende mjaft e fortë”, tha ajo duke folur në Institutin Lowy në Sydney, transmeton Telegrafi
“Evropa po i ndërton ato aftësi kur bëhet fjalë për mbrojtjen evropiane, industrinë evropiane të mbrojtjes dhe duke u siguruar që ne mund të përballemi në lloje të ndryshme situatash”, u shpreh ajo.
Ndërsa ishte në detyrë, Presidenti i SHBA-së Donald Trump kritikoi rregullisht vendet evropiane në NATO se nuk shpenzonin mjaftueshëm për mbrojtjen.