Suedia dhe Finlanda kanë njoftuar se do të forcojnë më tej bashkëpunimin e tyre të sigurisë pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin, e bëri njoftimin sot në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministren suedeze, Magdalena Andersson, raporton Reuters.
Para disa ditësh, Rusia kërcënoi Finlandën dhe Suedinë në rast se aplikojnë për anëtarësim në NATO.