Kryeministrja e Moldavisë Natalia Gavrilita foli ekskluzivisht për CNN në kryeqytetin Kishinau të dielën për mënyrën se si Moldavia po i përgjigjet fluksit të refugjatëve ukrainas dhe konfliktit të përshkallëzuar në Ukrainën fqinje.
“Ne e dënojmë fuqishëm këtë sulm ushtarak ndaj Ukrainës. Dhe ne kemi bërë thirrje për paqe që nga fillimi i luftës. Ne po shohim një krizë të jashtëzakonshme humanitare. Tashmë 230,000 njerëz kanë kaluar kufirin moldav nga Ukraina. Dhe rreth 120,000 kanë zgjedhur të qëndrojnë tani”, tha Gavrilita gjatë intervistës.
“Ne po shohim gjithashtu shumë familje dhe fëmijë që lëvizin nga Ukraina. Kështu që çdo i teti fëmijë në Moldavi është tani një refugjat… të paktën tre të katërtat e refugjatëve po qëndrojnë me familjet… ne jemi në kapacitet“, shtoi ajo.
Kur u pyet për mbylljen e hapësirës ajrore të qeverisë moldave në ditën e parë të pushtimit rus, Gavrilita tha se vendimi ishte marrë “për të mbrojtur hapësirën ajrore civile“, duke shtuar “ne morëm një kërkesë që tregonte se mund të kishte operacione ushtarake në afërsi të hapësirës ajrore moldave. Për të siguruar që fluturimet civile të mos jenë në rrezik, ne kemi marrë vendimin për mbylljen e hapësirës ajrore. Kemi përjashtime nga kjo për fluturimet humanitare dhe për fluturimet e refugjatëve jashtë vendit“.
Gavrilita tha se një vizitë e fundit nga Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken tregoi “një shenjë të fortë mbështetjeje” ndaj reagimit të qeverisë moldave ndaj fluksit të refugjatëve.
Kryeministrja foli gjithashtu edhe për trupat në rajonin separatist të kufirit lindor të Ukrainës.