Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë hapjen e Samitit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor. Në këtë format të bashkëpunimit janë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti si dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, raporton Sinjali.
Kryeministri shqiptar ka deklaruar se ata synojnë rritjen e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Ballkanit dhe forcimin e ekonomisë.
“Pjesëmarrja e juaj në këtë samit është një shenjë e qartë e vullnetit tonë për të marr autorësi rajonale të zbatimit të planit ekonomik dhe investimeve për Ballkanin Perëndimor dhe të tregut të përbashkët rajonal. Jam shumë mirënjohjes komisionarit të BE-së i cili e nisi dhe e promovoj këtë plan të madh si një mekanizëm i cili do të na ndihmojë të rimëkëmbemi ekonomikisht dhe të punojmë për rezistencën sociale ekonomike dhe të shkojmë drejt rritjes së qëndrueshme./GazetaSinjali/