image Kryeministri Rama sot viziton Izraelin, temë diskutimi sulmet kibernetike

Shqipëri

Kryeministri Rama sot viziton Izraelin, temë diskutimi sulmet kibernetike

news image

Kryeministri shqiptar, Edi Rama sot pritet që të arrijë në Izrael për të diskutuar me zyrtarët izraelitë mbi sigurinë kibernetike dhe sulmet iraniane kundër Shqipërisë.

Kryeministri dhe ministrat e tij do të zhvillojnë takime me presidentin izraelit, Isaac Herzog, kryeministrin Yair Lapid, liderin e opozitës Benjamin Netanyahu dhe MK Mickey Levi, raporton Oranews.

Rritja e numrit të sulmeve kibernetike që janë kryer nga Irani kundër Shqipërisë ka çuar në tensione mes dy shteteve, gjersa arriti të ndërprejë në total marrëdhëniet diplomatike me këtë vend që nga shtatori i këtij viti.

/GazetaSinjali/