Qeveria e Shqipërisë është e sigurt që sezoni veror këtë vit do të jetë më i lehtësuar ngase ata janë në përfundim edhe të vaksinimit të stafit të operatorëve turistikë dhe në këtë periudhë të pandemisë ata besojnë se do të ketë më shumë pushues nga shtetet e tjera të cilët do e zgjedhin Shqipërinë për t’i kaluar pushimet.
Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri në projeksionet e saj parasheh vaksinimin e 1 milion banorëve.
“Po përfundon vaksinimi i operatorëve turistikë, për një sezon shumë më të lehtësuar se një vit më parë, teksa vijojmë me planin për mbarëvajtjen e sezonit, me hapjen e qendrave shëndetësore verore nga 15 qershori dhe vijimin e dezinfektimit në zonat turistike. Ministrja Ogerta Manastirliu ndjek nga afër procesin e vaksinimit të operatorëve turistikë në Vlorë”, ka shkruar Kryeministri Edi Rama në rrjetin e tij social Facebook.
Qeveria e Shqipërisë ka pohuar se sezoni turistik i vitit të kaluar është shpëtuar nga kosovarët të cilët në numër të madh kishin zgjedhur Shqipërinë për pushime ndërkaq numri i vizitorëve nga shtetet e tjera kishte rëndë dukshëm shkaku i pandemisë. /Gazeta Sinjali/