image Kryeministri pakistanez themelon Dhomë të Hulumtimeve, pasi ministri i tij është pjesë e "Pandora Papers"

Botë

Kryeministri pakistanez themelon Dhomë të Hulumtimeve, pasi ministri i tij është pjesë e “Pandora Papers”

news image

Kryeministri i Pakistanit, Imram Khan, ka vendosur që të themelojë një Dhomë të Hulumtimeve në lidhje me të dhënat që dalin nga “Pandora Papers”, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas ministrit Federal të Informacionit në Pakistan, Fawad Chaudhry, kjo Dhomë do të sjellë prova për qytetarët e Pakistanit që janë të përfshirë në këtë skandal dhe do t’i bëjë publike faktet.

Dhoma e Hulumtimeve do të jetë e përbërë nga tre anëtarë dhe do të drejtohet nga kryeministri Khan.

Më tej, Agjencia Federale e Informacionit dhe Byroja Kombëtare e Llogaridhënies do të asistojnë në këtë hulumtim, shkruan The Guardian, transmeton Sinjali.

Sipas të dhënave në “Pandora Papers”, ministri i Khanit, Moonis Elahi ka kontaktuar një ofrues të “offshore” në Singapor rreth një investimi 33.7 milionë dollarësh. /GazetaSinjali/