Kryeministri Kurti dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett kanë zhvilluar sot takimin lamtumirës, me rastin e përfundimit të mandatit të ambasadorit Kosnett.
Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Kosnett për bashkëpunimin përgjatë gjithë mandatit të tij në Kosovë.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikën janë aleati dhe partneri ynë i pazëvendësueshëmMe të përkrah dhe me vullnetin politik të Qeverisë, Kosova do të bëhet gjithmonë e më shumë partner i qëndrueshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shtet i së drejtës dhe zhvillimit”, u shpreh kryeministri.
Ai tha se ai si kryeministër dhe Qeveria që udhëheq, do të vazhdojë këtë traditë të bashkëpunimit të ngushtë dhe të veçantë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe përfaqësuesit e saj në Kosovë në përmbushjen e synimeve dhe interesave të përbashkëta.